Aktualitet

Arbërishtja, gjuhë zyrtare e pakicave në rajonin e Abrucos, Itali. Meta: Të mbrohet dhe promovohet trashëgimia arbëreshe








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:42 - 12/08/20 |
mapo.al

Arbërishtja njihet si gjuhë zyrtare e pakicave në rajonin e Abrucos, në Itali. Vendimi është marrë sot nga Këshilli Rajonal i Abrucos.


Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohje për kryetarin e Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessas, z. Simone Ballozo dhe rëndësinë që ka mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore arbëreshe.


Postimi i presidentit


Me kënaqësi të madhe mora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.


Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, z.Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.

Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet.

Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët. 🇦🇱❤️🇮🇹


Etiketa: , , ,

Pas