Kryesore, Universitet

Arbi Agalliu: Pas akreditimit akademik nga agjencia britanike, UET standartizon administrimin si koorporatë

Pas suksesit me akreditimin akademik nga Agjencia britanike në vitin 2017, Univeristeti Europian i Tiranës ka përmbyllur me sukses kalimin e administrimit nga pronësia drejt vetë koorporatës duke vendosur një standard të ri në sistemin arsimor.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të drejtuar nga Arjan Çani, administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Arbi Agalliu theksoi se ka ardhur momenti ku koorporatat të marin në dorë drejtimin e tyre dhe pronësia të shkëputet nga administrimi.
“UET është në vitin e tij të 12-të dhe besoj që ishte koha shoqëruar me faktin ku më 1 janar hyri në fuqi ligji ku e ndan qartësisht pronësinë nga administrimi, nëse pronësia nuk kishte ekonomistë ose juristë dhe të kishte 7 vite në këtë lloj profesioni. Pjesë e UET jam që prej vitit 2011. Vij nga një aktivitet akademik ku kam drejtuar Departamentin e Financës, Drejtor i Shkollës së Doktoraturës dhe Zv. Rektor së fundmi. Ka ardhur momenti ku korporatat të marin në dorë drejtimin e tyre dhe pronësia të shkëputet nga administrimi pasi është e pamundur që pronësia të ketë ftohtësinë e duhur për të marrë vendimet e përditshmërisë. Pronësia drejton bordin e administrimit dhe jep strategjitë e saj dhe kërkon llogari në fund të periudhës përkatëse, por aktiviteti i përditshëm do absolutisht profesionistë të fushës së caktuar. Një shprehje thotë “Pronësia punëson njerëz për të drejtuar dhe jo për t’i treguar se çfarë të bëjnë”,” deklaroi Agalliu.
Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu nënvizoi se UET ka ndërmarrë dy reforma të rëndësishme sikurse është standardizimi i administrimit si koorporatë dhe hapjen e degëve dhe profileve të reja. Agalliu u shpreh se kjo filozofi në koorporatat shqiptare duhet gjithmonë e më tepër të zërë vend dhe të marrë peshë, pasi në të kundërt nuk do të ketë efikasitet dhe efiçencë. “UET ndërmori dy reforma. Një reformë ishte pikërisht kalimi i administrimit nga pronësia drejt vetë korporatës. Në universitetin tonë ndodhën zgjedhjet së fundi ku pozicionet drejtuese u rimorën nga profesionistë, të ciliët vinin nga vetë korporata. Reforma e dytë ka të bëjë me hapjen e degëve dhe profileve të reja, të fakulteteve të reja ku ne tashmë jemi zgjeruar me profile dhe degë të reja. Në këtë kontekst ne po shkojmë drejt finalizimit të reformave thelbësore, të cilat duhet absolutisht i gjithë tregu i arsimit të lartë”, tha ai, ndërsa shtoi se UET jo vetëm që ka plotësuar këtë reformë të rëndësishme që është edhe një kërkesë e ligjit, por tashmë ka kaluar në një fazë tjetër, atë të certifikimit të administrimit të institucionit sipas parimeve të qeverisjes koorporative. “Ne bëjmë të gjitha përpjekjet pasi certifikuam cilësinë e universitetit nga akreditimi anglez dhe kjo është mëse e verifikueshme në të gjitha sajtet ose dokumentacionet zyrtare. Tashmë kaluam në një fazë tjetër ku certifikojmë administrimin e institucionit sipas parimeve të qeverisjes korporative. Në këtë kontekst UET plotësoi reformën. Mundohemi të jemi ose të lobojmë në jetën shoqërore ku partnerët apo universitetet e tjera të ruajnë të njëjtat cilësi apo standarde qoftë nga ana akademike apo dhe në anën manaxheriale. Është një e mirë publike dhe nuk ndahet nëse është shtet apo privat. Jemi të gjithë të interesuar që cilësia e kësaj të mrie publike të rritet ndjeshëm për të ardhmen e këtij vendi”, deklaroi Agalliu.


Duke  e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, UET ka 2.2 herë më tëpër individë dhe maturantë që kanë zgjedhur Universitetin Europian të Tiranës. “Kalimi në një universitet polivalent bën që çdo maturant të gjejë në Universitetin Europian të Tiranës  të gjejë degën që ai do, apo  profilin që ai do. Le të themi që është një hinkë ku çdo person mund të hyjë në universitet”, tha Agalliu.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas