Aktualitet

Ardi Veliu shpërblehet me post qeveritar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:00 - 10/11/21 |
mapo.al

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është shpërblyer nga Edi Rama me një post qeveritar.






Mësohet se ai është emëruar zv-Ministër i Infrastrukturës.


Nuk dihet mirë se cili mund të jetë kontributi që një ish-drejtues policie mund të japë në këtë drejtim, por e qartë është se Edi Rama ka vendosur ta kompensojë dhe ta mbajë afër Veliun, për kontributin e tij për shumë vite, në shërbim të qeverisë, sidomos në betejat e saj elektorale.







Veliu u shkarkua pak javë më parë, dhe në vend të tij u emërua Gledis Nano.




Veliu është krtikuar për disa skandale, dhe ka qënë në shënjestër të denoncimeve të opozitës për njëanshmëri dhe për shërbim partiak ndaj PS.



 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas