Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti Ardi Veliu ka vizituar në Spitalin e Traumës, punonjësit e policisë të cilët pësuan lëndime gjatë protestës së Partisë Demokratike.
Në një deklaratë për mediat nga spitali, Veliu theksoi se policët e lënduar fatmirësisht nuk kanë dëmtime serioze.
“Erdhëm në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e lënduar gjatë protestës, janë 11 efektivë, të cilët janë lënduar nga gurë e mjete të forta. Gjendja e tyre është e mirë pavarësisht nga dëmtimet e marra. Falenderoj jo vetëm punonjësit e policisë që treguan maturi, gjakftohtësi dhe profesionalizëm gjatë tubimit, por të gjithë punonjësit e policisë së drejtorisë së Tiranës dhe forcat speciale. Mund të them me plot gojën që policia ka kryer detyrën dhe ka siguruar mbarëvajtjen e tubimit”,- u shpreh Veliu.
I pyetur për dhunën e ushtruar ndaj kryerdaktorit të gazetës “RD” Bledi Kasmi, Ardi Veliu u shpreh se do të shihen pamjet filmike për të mësuar nëse fajtor ka qenë policia apo vet i plagosuri.