Aktualitet

Ardian Bujupi i nënshtrohet testit të koronavirusit, ja rezultati














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 12/01/21 |
mapo.al

Ardian Bujupi ka treguar se i është nënshtruar së fundmi një testi për Covid-19. Duket se këngëtari nuk ka pasur ndonjë shenjë të koronaviruist, por për shkak të një udhëtimi i është dashur të bëjë edhe testin. Sapo ka marrë përgjigjen ai e ka ndarë me ndjekësit në Instagram dhe ka zbuluar se ka rezultuar negativ.





Këngëtari ka treguar se deri më tani ka bërë shumë teste për Covid-19, duke qenë se për shkak të karrierës dhe angazhimeve të tij duhet të udhëtojë në shumë vende të botës.






Gjatë kësaj kohe Ardiani ka qenë mjaft aktiv në muzikë dhe pandemia nuk e ka kushtëzuar aspak për të realizuar videoklipe e projekte të reja. Në dhjetor ai publikoi këngën e tij më të fundit, “Nur noch einmal”, një këngë e gjitha në gjermanisht, që në shqip do të thotë “Vetëm edhe një herë”.

Lexo edhe :  Koronavirusi- Rriten infektimet, 5 viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri

Para publikimit të videoklipit këngëtari tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe i bëri të gjithë fansat të shqetësoheshin për të, pasi postoi në rrjete sociale një video në të cilën shihej i gjakosur brenda një makine të aksidentuar. Më pas ai zbuloi se e gjithë kjo kishte qenë një lojë e tij, pasi kjo ishte një pjesë e shkëputur nga klipi i tij.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas