Kryesore

Ardian Ndreca për ndërtimet në Tiranë: Beton kudo, edhe zogjve u merret zani





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:55 - 11/05/20 |
mapo.al

Në një intervistë për suplementin letrar të gazetës Mapo, me redaktorin Mark Simoni, studiuesi i njohur Ardian Ndreca, pedagog në Universitetin Urbaniana në Romë, u shpreh se kjo kohë pandemia, mund të shërbejë për të reflektuar mbi disa vlera të ekosistemit dhe natyrës, ku jetojmë.


Por duke u ndalur në rastin e Tiranës, ai shpreh shqetësimin, se gjithçka në qytet, e ka marrë në dorë betoni. Ai lëshon piskamën se po zihet çdo hapësirë e mbetur, dhe se ajri është aq i ndotur sa edhe zogjve po u merret zani.


“Shpresoj të nxjerrim ndonji mësim në lidhje me randësinë e ekosistemit, për të drejtën që njerzit kanë me jetue në nji botë ma të mirë. Kjo asht nji çështje madhore që s’mund ta përballojë e vetme nji adoloshente me shikim të egër që detyrohet me lanë edhe shkollën për me sensibilizue botën mbarë. Ajo që pyes veten asht se çka do të mendojë politikani tutkun i rradhës kur në Tiranë të jenë betonizue edhe ato pak hapsina të blerta që kanë teprue, kur ajri të jetë aq i ndotun sa edhe zogjve t’u merret zani!”, tha Ndreca.


LEXO EDHE: 


Gjuha shqipe ka forcë me pranue kryevepra

 


Etiketa: , , ,

Pas