Aktualitet

Ardit Gjebrea fiton “betejën” me Covid-19, ja gjendja e tij shëndetësore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:21 - 24/02/21 |
mapo.al

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, fitoi “betejën “ me koronavirusin. Lajmin e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se ka  mposhtur Covid-19 dhe se tani ndihet më mirë sepse po rikuperohet dita-ditës.





Gjebrea ka gjetur rastin të falenderojë mjekun dhe infermieren që janë kujdesur për të gjatë kësaj periudhe, bashkëshoretne e tij, Anilën, të cilën e quan ëngjëli mbrojtës, si dhe të gjithë ata që janë interesuar çdo ditë për gjendjen e tij shëndetësore.


“Kaq ishte! Tani filloi rikuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre. Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”, ka shkruar Ardit Gjebrea.





Kujtojmë se edhe pse ai ishte i prekur nga Covid-19, arriti ta moderonte emsionin “E diela Shqiptare” nga shtëpia, ndërsa të dielën e kaluar mjekët e kishin këshilluar që të bëjë pushim, dhe “E diela shqiptare” pati tre prezantues: Enkel Demin, Gentian Zenelajn Marsela Çibukajn.


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas