Aktualitet

Ardit Gjebrea me Covid-19, kjo është treshja që do të moderojë në vend të tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:42 - 17/02/21 |
mapo.al

Ashtu siç vetë Ardit Gjebrea njoftoi ditë më parë, ku krahas lajmit se është infektuar me Covid-19 tha se “E Diela Shqiptare” do të vazhdojë, kështu pritet të ndodhë. Përmes një postimi në Instagram Story, Gjebrea shprehet se mjekët i kanë kërkuar që këtë të diel ai të pushojë. Për këtë arsye, moderimi i disa rubrikave do t’u besohet tre figurave publike.






“Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” do të drejtohet nga Enkel Demi, “Telebingo Shqiptare” nga Gentian Zenelaj dhe “Ka Një Mesazh Për Ty” nga Marsela Çibukaj.






Një javë më parë, Gjebrea tha se e ka marrë me qetësi këtë situatë, sepse e vetmja simptomë që ka është një temperaturë jo shumë e lartë.

“Dita e dytë-pozitiv! Nuk po obobo-hem, sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha a zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”.

Rastet e reja me Covid-19 janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit dhe për këtë arsye u morën masa të tjera kufizuese. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi kufizimin e orarit të daljes nga ora 20:00-06:00. Gjithashtu në të njëjtin orar do të qëndrojnë mbyllur baret e restorantet, ndërkohë që disa gjimnaze në zonat më të rrezikuara do të vijojnë mësimin online për të paktën 2 javë.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas