Aktualitet

Ardit Gjebrea zbulon kush do ta prezantojë këtë vit Këngën Magjike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 07/05/21 |
mapo.al

Mbrëmjen e djeshme, përmes një postimi në Instagram, producenti dhe moderatori i Këngës Magjike, Ardit Gjebrea zbuloi emrin e bashkë-prezantueses që do ta shoqërojë gjatë netëve finale të festivalit.






“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021!”– shkruan Gjebrea në foton ku shfaqet bashkë me Marsela Çibukajn.


Siç moderatori konfirmon, Marsela do të jetë pjesë e skenës së Këngës Magjike gjatë të treja netëve finale.







“Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo Kënga Magjike 2021 për mua.”– shkruan nga ana tjetër këngëtarja.



 



View this post on Instagram

 

A post shared by Marsela Çibukaj (@marselacibukaj)

Pavarësisht se prej vitesh është pjesë e skenave dhe publikut, kësaj here Marselën do ta shohim në një eksperiencë krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar zakonisht.

Finalja e “Kënga Magjike” pritet të mbahet në 29 maj ndërkohë që çdo të diel tek “E diela Shqiptare” vijohet me prezantimin e këngëve konkuruese.

1


Etiketa: ,

Pas