Stadiumi i ri, “Arena Kombëtare”, me një kapacitet prej 22 mijë vendesh duket se është afër finalizimit të punimeve.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj ka publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook, disa pamje të punimeve në ambientet e jashtme dhe të brendshme të stadiumit. Sipas tij, fasada e tribunës qendrore të stadiumit është fare pranë përfundimit.
Kujtojmë, se stadiumi pritej të përfundonte në 11 qershor, por punimet nuk ishin gati në kohë, kështu plotësisht ai finalizohet në muajin shtator.
Brezi im di qe quhet stadiumi kombetar “Qemal Stafa” dhe a do te vihet fasada e vjeter historike se u premtua?