Edhe pak kohë kanë mbetur nga përfundimi i “Arenës Kombëtare”. Impianti modern, i cili nisi të ndërtohej në vitin 2016 tashmë ka marrë formë, teksa ka nisur puna për ndërtimin e fushës së blertë.
Deri tani ka përfunduar pothuajse 90% e punimeve dhe pritet që në muajin shtator stadiumi të jetë gati për eliminatoret e Europianit. Nuk dihet ende nëse kombëtarja do ta zhvillojë në stadiumin e ri ndeshjen e rëndësishme për Euro 2020 kundër Islandës në 10 shtator edhe pse afatet kohore të punimeve duken të volitshme. Impianti modern do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh.
Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme:
Pamje nga lart të stadiumit