Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të ‘Tre Urave’ në Kakavijë, pasi janë kapur me lëndë narkotike.
Ata u paraqiten në pikën kufitare të ‘Tre Urave’ sot në orën 14:30. Pas një intervistimi dhe verifikimi të rendesishem u dyshua se në thellësi të mjetit kishte lende narkotike.
Më pas ata janë shoqëruar për kontroll në skaner në Kakavijë, ku rezultoi se tek tranversat e shasise së mjetit kishte lëndë narkotike. Në njërin krahë u gjeten 9 pako me forme katrore kanabis me peshë totale rreth 20 kilogram.
/Balkanweb/