Teknologji

Argëtim dhe siguri për fëmijën tuaj, edhe pa celular







               Publikuar në : 15:45 - 01/08/19 |
mapo.al

Kush nga ju prindër nuk është përballur me kërkesat e shpeshta e këmbëngulëse të fëmijës për të patur një celular? Sa herë keni dëgjuar pretendimet e tij se me një celular ju jeni më të sigurt dhe e dini se ku ndodhet, se ai mund të luajë me lojra e të mos mërzitet, se celulari e ndihmon për në shkollë, e shumë e shumë arsye të tjera, madje dhe bindëse. Dhe sa e sa herë ju keni menduar vërtet t’ia blini dhuratën e shumëkërkuar, por jeni stepur nga fakti se një celular në dorën e një fëmije mund të mos jetë vendimi më i mirë, se ai mund të krijojë varësi, apo se siguria e tij mund edhe të cënohet nga e gjithë kjo teknologji? Por edhe nëse ia keni blerë atë të uruar celular, sa herë i keni thënë të mos luajë më, sa herë jeni alarmuar kur ai nuk iu është përgjigjur sepse e ka harruar celularin diku, apo akoma më keq, se e ka humbur atë? Besojmë pafund. 


Po sikur në vend të një celulari, të cilin jo gjithmonë mund ta kontrolloni, fëmija të ishte mëse i arritshëm, madje edhe me video, dhe ju të dini në çdo kohë se ku ndodhet ai? Gjenerata e re e orës MyKid, MyKid Junior, e sjellë eksluzivisht nga Telekom, është një nga zgjidhjet më të mira në treg për fëmijë të kënaqur e prindër të qetë. Kjo orë ofron thirrje video, fotografi, mesazhe tekst, emoji, pedometër, lojra – për të cilat e caktoni ju orarin – e shumë opsione të tjera, mbi të gjitha për sigurinë e fëmijës suaj. 

MyKid Junior vjen me një kartë SIM, lokalizues GPS apo WiFi dhe sensor sinjalizues, i cili ju sjell koordinatat e sakta të fëmijës direkt e në celularin tuaj. Ju mund të krijoni madje të ashtuquajturat “zona të sigurisë”, dhe të njoftoheni sa herë që fëmija hyn apo largohet nga këto zona.  Por funksionet e sigurisë nuk mbarojnë me kaq. Nëse ju shqetëson ideja se dikush i panjohur mund t’i telefonojë fëmijës suaj, ky duhet të jetë meraku juaj më i vogël. Jeni ju vetë që mund të regjistroni apo të aprovoni numrat e kontakteve hyrëse dhe dalëse në orën e tij, dhe t’i gruponi ata në Miq dhe Familje. Dhe në një situatë emergjence apo rreziku, mjafton që fëmija juaj të shtypë Butonin SOS, dhe ju do të telefonoheni automatikisht. 

Me MyKid Junior do të keni padyshim më shumë komunikim dhe më shumë siguri për fëmijën tuaj, dhe një vizitë në dyqanet Telekom nuk do të ishte aspak një humbje kohe, edhe pse tani fëmija juaj ndodhet me pushime në shtëpi. Ditët e shkollës dhe të kurseve vijnë shumë shpejt!



CLOSE
CLOSE
Pas