Argjentina është ankuar zyrtarisht për mënyrën se si i ka trajtuar BBC një numër ankesash në lidhje me një nga episodet e programit shumë të ndjekur, “Top Gear”.
Yjet e këtij programi- përfshi Jeremy Clarkson- dhe stafi i tyre, u detyruan që të braktisin filmimet në Argjentinë muajin e shkuar pas protestave agresive, të shkaktuara nga një targë makine, e cila dukej se i referohej luftës për ishujt Falkland.
Në një letër, ambasadorja e Argjentinës në Angli, Alicia Castro tha se sjellja e zotit Clarkson në Argjentinë ishte poshtë vlerave editoriale të BBC, duke hedhur akuza se ata tentuan që të fshehin ngjarjen.
Një makinë Porsche e Top Gear kishte targën H982 FKL.
Disa thanë se kjo targë i referohej konfliktit për ishujt Falkland mes Argjentinës dhe Britanisë në vitin 1982.
Por BBC dhe Clarkson thonë se targa ishte thjesht një koincidencë.