Bota

Argjentina dhe Uruguaji në errësirë totale (Foto+Video)






               Publikuar në : 17:00 - 16/06/19 |
mapo.al

Një defekt në linjat kryesore të furnizimit me energji, ka lënë Argjentinën dhe një pjesë të Uruguajit në errësirë totale për disa orë. Të paktën 50 milionë banorë janë prekur nga kjo rënie e sistemit. Autoritetet thonë se po punohet për rikthimin e energjisë dhe bëjnë me dije se disa qytete bregdetare tashmë kanë drita.


Argjentina dhe Uruguaji gjenden në hemisferën jugore të globit, që do të thotë se aktualisht atje janë në kushte dimri. Zyrtarët, sipas raportimeve të mediave kryesore, po punojnë ende për identifikimin e shkakut të kësaj avarie. Autoritetet thonë se do të duhen shumë orë për të normalizuar situatën.

Gjendja e emergjences është shpallur, ndërkohë që zyrtarët argjentinas shpresojnë që kjo mos të ndikojë në disa rajone ku ka zgjedhje vendore. Ndërkohë, Uruguaji është tërësisht i varur në cështjen e energjisë nga Argjentina, nga ku merr furnizimin kryesor. Specialistët dhe qytetarët shprehen se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një gjë e ngjashme.

<
>
0_BLP_CHP_Powercut12085-seqnJPG 0_BLP_CHP_powercut12087-seqnJPG 0_BLP_CHP_powercut12088-seqnJPG 1_BLP_CHP_Powercut12082-seqnJPG 0_BLP_CHP_Powercut12083-seqnJPG 0_BLP_CHP_Powercut12084-seqnJPG


Etiketa: ,

Pas