Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore në Argjentinë raportuan 429 viktima nga koronavirusi, bilanc ky më i larti nga fillimi i pandemisë.
Në total 13 482 persona kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm në Argjentinë.
Ministri i Shëndetësisë bëri me dije se numri i të infektuarve në vend ka arritur në mbi 640 mijë.