Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana, janë prindër të katër fëmijëve të bukur të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale.
Artisti është shprehur shpeshherë që dëshira e tij është një familje e madhe me shumë fëmijë.
Mesa duket familja do të zgjerohet sërish pasi Ariana ka publikuar një foto të sajën në InstaStory ku vihet re barku i fryrë dhe ndjekësit kanë ngritur dyshimet se mos bashkëshortja e Ermalit është shtatëzënë.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2019 Ermali dhe Ariana janë bërë prindër për herë të katërt.