Ariana Grande gjithmonë ka qënë e drejtëpërdrejt me publikun përsa i përket lidhjeve të dashurisë. Kështu, ajo përmes këngës “Thank You” kishte përmendur disa prej të dashurve që ka pasur, teksa përçoi një mesazh të fortë për të gjithë fansat e saj, shkruan Daily Mail.
Së fundmi ajo ka konfirmuar se të gjitha dyshimet që kanë qenë në lidhje për një romancë të mundshme me Dalton Gomez janë të vërteta. Këngëtarja e ka konfirmuar lajmin përmes rrjeteve sociale, teksa postoi një video të dyshes duke kërcyer dhe duke shkëmbyer puthje në dhomën e gjumit.
Sipas Page Six, i dashuri i Ariana Grande është agjent patundshmërie, ndërsa për lidhjen e tyre dyshohet sa ka shumë kohë që ka nisur.