Është konsideruar si fenomeni në muzikë gjatë vitit 2017 dhe gjithashtu ka premtuar se edhe 2018 do të jetë plot surpriza. Por dita e sotme për këngëtaren Arilena Ara është festë, pasi motra e saj e madhe feston ditëlindjen.
Përmes një foto në rrjete sociale ajo i ka dedikuar Ambrës, motrës së saj disa fjalë mjaft të ndjera ku shkruan: “Gjithnjë me mua, gëzuar ditëlindjen Ambra, motra jote e vogël të do shumë,”-përfundon Arilena.
Gjithashtu përmes kësaj foto shohim se dy motrat kanë mjaft ngjashmëri me njëra-tjetrën dhe gjithashtu janë edhe mjaft të afërta.