Aktualitet

Arjan Çani: Basha është kryeministri i ardhshëm. Rama, bullist i niveleve të larta







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:28 - 16/10/20 |
mapo.al

Gazetari Arjan Çani e sheh kryedemokratin Lulzim Basha si kryeministër të ardhshëm, ndërsa kryeministrin Edi Rama e cilësoi bullist “të niveleve të larta”.


I ftuar në “PolitikOn”, Çani sqaroi se përse ndan të tilla mendime për aktorët kryesorë politikë të vendit.


“Mendoj se Basha është kryeministri i ardhshëm, nuk e di se kur, por i ka të gjithë cilësitë për të qenë. Bashën nuk e beson kollaj, kur ai të thotë diçka, ti nuk e beson, por këtë e ka në favor. Basha krijon një distancë higjienike, gjë që është e mirë në periudhë afatgjatë.



Ndërsa Rama është njeriu që njoh më shumë se të gjithë. Vonë e kam kuptuar që është një bullist i niveleve të larta. Jo me mua çuditërisht, por me të gjithë dynjanë; me vartësit, gazetarët që nuk i njeh do t’i poshtërojë. Por duke qenë i tillë, është dhe i talentuar, mjeshtër i kukullave.


Është trim dhe frikacak, është naiv dhe i djallëzuar, është i gjatë por di të bëhet dhe i shkurtër, është orator por di të bëhet dhe batutaxhi. I ka të gjitha! Ka vetëm diçka që i mungon; qeveris gabim. Ky është gabimi më i madh por njerëzit mesa duket nuk e kanë këtë kriter kur votojnë”,- u shpreh Arjan Çani.



Etiketa: , ,

Pas