Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Ish-ministri dhe deputeti i pavarur pritet të flasë rreth aktualitetit të ditës.
Tahiri u rikthye në qendër të vëmendjes një ditë më parë në Parlament, ku shkoi për herë ta parë pas 6 muajve mungesë. Ai ishte regjistruar për të mbajtur fjalim, por nuk e bëri. Jashtë seancës plenare, ish-ministri tha për gazetarët se nuk foli pasi u largua opozita. Por, nuk ngurroi të bënte edhe deklarata të forta.
Etiketa: Arjan Çani, ish-ministri i Brendshëm, saimir tahiri, tv klan, zone e lire