Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-zv.ministres së brendshme, Rovena Voda.
E vënë nën akuzë për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm”, Voda do të qëndrojë në masën e sigurisë të arrestit shtëpiak.
Voda tha se “Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin ne ushtrimin e detyrës. Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Është i gabuar qëndrimi që rreziku për të shkatërruar provat apo për t’u larguar është prezumuar. Në çdo rast duhet të vërtetohen të gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana”, tha Voda gjatë procesit.
Ajo kërkoi ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se është e paarsyeshme që për një çështje që i përket 2019-2020 të mbahen nën arrest, ndërkohë që nuk ka rrezik të largohen apo të prishin provat.
Përgjimet zbuluan se Rovena Voda kishte marrë 1 mijë euro, një arkë me peshk dhe një telefon ryshfet për një punësim në Ministrinë e Brendshme