Aktualitet

Armand Duka konfirmon Edy Rejan: Mbetet kuqezi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:33 - 22/10/19 |
mapo.al

Pavarësisht si mbyllen kualifikueset e Shqipërisë në Europianin 2020, Edy Reja do të mbetet në krye të Kombëtares, të paktën edhe për edicionin në vazhdim.






Pas konfirmimit të dhënë nga Moldavia, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dha një tjetër mesazh, se akordi me trajnerin është mbyllur dhe mbetet vetëm formalizimi me firmën në kontratën e re.


“Është e sigurtë që Edy Reja do të vazhdojë të jetë në krye të stolit të Kombëtares. Trajneri ka kthyer klimën pozitive në skuadër”, deklaroi Duka.







Gjatë inspektimeve në stadiumin e ri të Kukësit, kreu i federatës foli edhe për Arenën Kombëtare, ku pavarësisht fluksit të punimeve, impianti modern do të inaugurohet më 17 nëntor, në ndeshjen ndaj Francës kampione të botës: “Arena Kombëtare do të jetë gati më 17 nëntor. Stadiumi ka ende punë, por ndeshja me Francën do të luhet me patjetër aty”.




1




Etiketa: , ,

Pas