Një nga golat e tij më të bukur në karrierë e ka shënuar sot Armando Sadiku, në barazimin 1-1 që Lugano mori me Bazelin e Xhakës.
Sulmuesi i kombëtares sonë, ka shpërthyer pas golit, ndoshta si një çlirim për atë që shënoi. Ai ka lëshuar disa sharje nga goja ndërkohë që festonin. “Të q**sha motrën, ropt”, ishin fjalët që duken nga mimika e bomberit të kombëtares.
Goli ishte një predhë nga afro 40 metra, një veprim i denjë për një bomber, një goditje e thatë e cila u ndal në trekëndësh. Goli i Sadikut ka bërë që edhe Taulnat Xhaka të vendos duart mbi kokë, mbase me të drejtë pasi ky gol ishte i veçantë.