Aktualitet

Armë dhe mbi 300 kilogramë drogë, arrestohet i riu shqiptar në Itali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:38 - 05/03/21 |
mapo.al

Policia italiane ka vendosur në pranga një 35-vjeçar shqiptar dhe një 23-vjeçar me origjinë ukrainase. Sipas mediave të huaja, policia i ka gjetur atyre 320 kilogramë drogë.





Autoritetet kishin kohë që ishin vënë në ndjekje të dy shtetasve të huaj dhe në një moment, vunë re një furgon të dyshimtë që qëndronte i parkuar prapa një qendre tregtare. Pas një kontrolli të mjetit, ku iu gjet një sasi e vogël droge, shqiptari dhe ukrainasi u arrestuan.


Kontrollet më pas u shtrinë në banesën e tyre në Firence, ku iu gjetën 320 kilogramë drogë dhe një sasi e vogël kokaine. Po ashtu, policia sekuestroi disa armë zjarri, të tipit pistoletë.




Armët dyshohet se i përkisnin shqiptarit. Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit dhe të riut ukrainas dhe mbi to rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtes pa leje.

Lexo edhe :  I dënuar për vrasje në Itali me 16 vite burg - Pranga të shumëkërkuarit në Fier (EMRI)

1



Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas