Euronews, bën të ditur se Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Shqipërinë, dhe disa vende të tjera, për dërgimin e armëve në Republikën Demokratike të Kongos.
Edhe pse ky shtet i Afrikës Qendrore nuk është subjekt i sanksioneve, Kombet e Bashkuara duhet të informohen nëse një dikush po dërgon armë atje. Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli dhe Italia janë mes vendeve që nuk e kanë informuar organizatën, rreth çuarjes së armëve në Republikën Demokratike të Kongos.
Raporti i Kombeve të Bashkuara është sekret, thotë Euronews, por këtë ka arritur ta zbulojë Agjensia Franceze e Lajmeve, këtë javë.
“Një pjesë e këtyre armëve që supozohej të shkonin për ushtrinë, kanë rënë në duart e grupeve të armatosura”, bën të ditur raporti.