Aktualitet

Armë, ngacmime seksuale e tentativa vetëvrasje – Raporti për shkollat publike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:58 - 22/06/21 |
mapo.al

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka publikuar raportin sa i takon vitit shkollore 2020-2021 ku evidentohen incidentet në mbarë shkollat 9 vjeçare dhe në gjimnaze.






Edhe pse nëpër shkollat 9 vjeçare dhe në gjimnaze prej janë të vendosur oficerët e sigurisë incidentet dhe problematikat kanë qenë të shumta. Oficerët e sigurisë në shkolla duhet të ishin një frymëmarrje e shtruar sa i takon çështjeve të sigurisë për institucionet e arsimit parauniversitar por raporti nxjerr në pah se incidentet kanë qenë problematike. Gjithë incidentet janë raportuar vetë nga 150 oficerët e policisë në shkollat ku shërbejnë.


Raporti evidenton se rrethi me më shumë problematika të raportuara nëpër shkolla për çdo Drejtori Rajonale të Arsimit Parauniversitar është Durrësi me 34%, më pak incidente mes nxënësve u raportuan në Fier. Muaji me problematika ka qenë tetor 2020, kjo përkon edhe me kthimin e nxënësve në shkolla në kushtet e pandemisë.







Numrin rekord të raportimeve e kanë bërë ata që e kanë për detyrë sipas raportit pra oficerët e sigurisë, me 239 raste, më pas kanë qënë mësuesit që kanë sinjalizuar dhe vetë nxënësit e dëmtuar.



Sipas raportit të ASCAP-së rezulton se problematika më e shpeshtë që ka ndodhur është dhuna fizike, përkatësisht 139 raste e të gjithë raportimeve të kryera. Nga të dhënat rezulton se dy nxënës kanë përdoru armë të ftohta në mjediset e shkollës ndërsa tre nxënës kanë sulmuar me armë zjarri gjatë vitit shkollor 2020-202.



Janë raportuar edhe tre ngacmime seksuale, 13 nxënës janë shantazhuar dhe kërcënuar, ka patur edhe tre raste tentativë vetëvrasje nga nxënësit. Në 119 raste incidenti u raportua jashtë ambienteve të shkollës, 102 raste brenda në klasë, 68 në oborrin e shkollës dhe 16 raste në tualet.

92% e gjithë incidenteve të raportuara u ka ndodhur gjimnazistëve dhe 8% nxënësve të shkollave 9 vjeçare. Në 191 raste nxënësit e dëmtuar kanë vrapuar tek oficeri i tyre i sigurisë duke treguar se ata janë personat më të besuar kur adoleshentët dhe fëmijët ndodhen në “hall” kur janë brenda mureve të shkollës.

Në 66.6% e incidenteve/problematikave janë zgjidhur plotësisht në momentin e raportimit të tyre. Këto rezultate i referohen të dhënave në momentin të raportimit. Pasi rasti është ndjekur dhe monitoruar nga oficerët e sigurisë këto vlera kanë pësuar ndryshime të mëtejshme. Klasa X paraqitet me më shumë probleme në raporti e ASCAP-së.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas