Arkiva 2

Armela Demaj: Femra fatale në jetën e përditshme shqiptare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 09/02/12 |
mapo.al

A është gjithçka e drejtë në dashuri? Edhe vrasja? Kjo është pyetja që shtrohet në komedinë “S’ka burrë që tradhton gruan time”, të vënë në skenën e qendrës kulturore “Tirana” (Teatri i Metropolit) nga regjisori Milto Kutali. Është një komedi e lehtë, me situate shumë komike, të cilat pasojnë njëra-tjetrën, flet për një trekëndësh dashurie të shkruar nga Samuel Bobrick dhe Ron Clark. Arlena, “femra fatale”, është një shtëpiake, që s’ka punuar asnjëherë, e përkëdhelur nga fati dhe i shoqi, e pakënaqur gjithnjë, egoiste që kujdeset përgjithësisht për vete. Ka një jetë monotone, e cila me kalimin e  kohës, me ndërrimin e shijeve të jetës, rend drejt eksperiencave të reja, kënaqësive të reja. Armela Demaj e përcjell më së miri personazhin e saj, karakterin e të cilit e ka njohur edhe në jetën e përditshme shqiptare. Poli, i shoqi i Arlenës, që interpretohet nga aktori Guri Koço, është një burrë i urtë gati-gati dedé, punëtor, mekanik në zanat, i devotshëm dhe shtylla e shtëpisë. Nuk është burri romantik, të cilin do ta preferonin shumica e femrave, as aventurier, që të surprizon përherë, përkundrazi është burri naiv, i cili i beson çdo gjë gruas së tij, deri edhe ekzistencën e një dashnori. Nga ana tjetër, ai që plotëson triptikun është Mishel, dashnori i gruas, që sillet bukur nga aktori Florian Agalliu. Është dentist! Bukurosh, aventurier, romantik, pasionant, i shkathët, vishet bukur, e kundërta e Polit. Është burri që dashurohet me një grua të martuar… Regjisori i veprës, Milto Kutali, tregon se komedia “S’ka burrë që tradhton gruan time”, është më tepër një komedi situatash sesa komedi karakteri, mesazhi i së cilës njihet mjaft edhe në realitetin shqiptar vitet e fundit. “Kam rastisur të njoh personazhe si Arlena edhe në jetën e përditshme, dhe kjo është një sfidë personale dhe profesionale, kur merr përsipër të mishërosh një karakter që nuk ka lidhje me jetën tënde të përditshme. Ndryshimi nuk është vetëm fizik, por në tërësi, duke filluar që nga zëri deri te pamja e jashtme”-shprehet aktorja Armela Demaj. Pikërisht kjo komedi brilante, që ka marrë duartrokitjet e publikut që në premierën e saj në prag të Krishtlindjeve, rikthehet në skenën “Shekspir” të Teatrit të Metropolit në datat 10, 11, 12, 18 dhe 19 shkurt ora 19:00.







1













Etiketa: , , , ,

Pas