Shkëlzen Berisha ka folur për herë të parë publikisht në një intervistë televizive për gjyqin në SHBA me autorin e librit “Armët dhe çunat”, Guy Lawson. Berisha u shpreh se autori ka shpifur lidhur me pjesëmarrjen e tij në një takim me Diverolin, Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe përfaqësues të tjerë të kompanisë AEY (kompani e Diverolit). Ai thotë se nuk ka marrë pjesë kurrë në një takim të tillë dhe se kjo vërtetohet nga fakti se pjesëmarrësit në takim e kanë mohuar tashmë, prezencën e tij. Në intervistë për Ylli Rakipin, Berisha thotë se autori Guy Lawson, ka shpifur, në një tentativë për ta bërë sa më tërhqës librin e tij.
Ylli Rakipi: Guy Lawson ka botuar një shkrim ku ju përmend ju, më pas një libër që u bë edhe film. Pse i keni paditur këta persona?
Shkëlzen Berisha: Këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të ndryshme, ka publikuar diçka që është shpifje përsa i përket implikimit tim në këtë çështje. Kam paditur Louson sepse nuk e ka bërë detyrën e tij si gazetar, nuk ka kontaktuar asnjëherë me mua, për një intervistë.
Në mënyrë të qëllimshme ai shmangu çdo lloj fakti dhe prove që të provonte se ata që thoshte Diveroli e Trebicka janë të pavërteta. I kam dërguar një email në 2011 dhe ai nuk është përgjigjur.
Ylli Rakipi: Çfarë është akuza konkrete?
Shkëlzen Berisha: Janë 2 çështje. Përfshirja e imja në AEY, ku janë edhe Diveroli, përfaqësues të MEIKO-s ku thuhet se kam qenë edhe unë. Këtu Laëson më përfshin edhe mua. Unë kam munduar të kontaktoj me të, menjëherë kur botoi shkrimin e parë në revistën RollingStone. I kam kërkuar që edhe pse nuk më keni kontaktuar, unë jam i gatshëm të jap detaje dhe informacione në lidhje me këtë gjë. Ky email nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.
Ylli Rakipi: Gazetari Lawson ka bërë një lidhje me skype me emisionin e Rudina Xhungës dhe ai thotë se ju jeni përfshirë dhe paratë kanë përfunduar në Qipro.
Shkëlzen Berisha: Zoti Laëson e di shumë mirë që historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me AEY. Ai përpiqet që ti përfshijë këto histori dhe përpiqet që ta bëjë librin e tij më interesant. Demontimi dhe shitja e fishekëve janë dy histori të ndryshme.