Aktualitet

Armët në Elbasan, Sandër Lleshaj: Policia i ka sekrete operacionet






               Publikuar në : 12:43 - 12/07/19 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas operacionit të policisë në Elbasan, ku u sekuestruan armë të sofistikuara, që dyshohet se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Nga Hani i Hotit, ku inaguroi ambjentet e reja të pikës kufitare, Lleshaj tha se policia publikon rezultatet dhe jo operacionet e saj.


Gjithmonë policia ka publikuar rezultatet dhe jo operacionet. Çdo operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë në fakt dhe ato që publikohen janë vetëm rezultatet jo operacionet. Policia operacionet i ka sekrete dhe nuk duhet të ketë dalje informacioni përderisa janë në zhvillim e sipër”, – u shpreh Lleshaj.

Në 1 korrik policia zbuloi në arsenal armësh modern, të cilat mendohet se janë pjesë e armatimeve të NATO-s dhe ishin të fshehura në një magazinë pranë një karburanti në Elbasan. Këto armë dyshohet se janë përdorur në disa atentate në Elbasan, çka mund të sjellë zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale në këtë qytet.

Armët e zbuluara në Elbasan


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas