Aktualitet

Armike në ekran, por Jasmina dhe Ola e “Për’puthen” jetojnë në një shtëpi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:27 - 08/04/21 |
mapo.al

Pas shumë kohësh në “Për’puthen” pati një hyrje të re edhe në radhët e vajzave. Konkurrentja më e re quhet Gladiola Zeneleaj.





Ajo ju bashkua emisionit në një mënyrë shumë të pazakontë. Ajo qëndroi e fshehur pas një dere dhe bëri një kërcim seksi për të gjithë djemtë. Kështu ajo fitoi menjëherë vëmendjen e të gjithëve dhe Gladiola nuk u rezervua fare duke shprehur direkt pëlqimet e saj.


Ajo tha se nga ekrani ka krijuar simpati për Geljanin, Andin dhe Muartin, ndërkohë që këta dy të fundit nuk ishin të pranishëm në studio. Sapo shprehu pëlqimet e saj nuk munguan thumbat nga Jasmina, e cila u shpreh se vajza e re e ka të kotë luftën me Andin, sepse ai është i saj.




Më pas Gladiola zbuloi se thumbat me Jasminën nuk vijnë nga hiçi, sepse më parë ato kanë qenë shoqe me njëra-tjetrën, por prej 2 vitesh nuk flasin më.

Lexo edhe :  “Bën strategji”, Ana Kauri thumbon konkurrenten e re të “Për’puthen”

Mirëpo, teksa vazhdojnë të na shfaqen si “armike” në ekran, “Dritare.net” ka ndarë një video të dy vajzave, të cilat duket se jetojnë së bashku.


Dy vajzat janë filmuar teksa dalin nga hyrja e pallatit ku jetojnë për të marrë një porosi, në një interval kohor të shkurtër nga njëra-tjetra. Burime për “Dritare.net” bëjnë me dije se Ola dhe Jasmina jetojnë në të njëjtën banesë.

Për më tepër, ndiqni videon:

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas