Një asist për golin e Lautaro Martinez në momentin e 1-0, por sidomos lëvizja e bukur brenda zonës së rreptësisë duke fituar penalltinë që më pas u shndërrua në gol nga Romelu Lukaku për 2-1 final.
Stefano Sensi vs Cagliari 🤩 pic.twitter.com/WAtKmapcTg
— InterYaLautaro (@InterYaLautaro) September 1, 2019
Menjëherë pas penalltisë, elozhet për ish-mesfushorin e Sassuolos kanë ardhur sidomos nga komentatorët, mes tyre opinionisti, Lele Adani, ish-futbollist, armik me Massimiliano Allegrin kur drejtonte Juventusin (shumë debate mes tyre!).
Nel 2T, le distanze fra i reparti dell’@inter crollano e la squadra è sfilacciata. Non riesce a controllare il pallone e dopo il gol, il Cagliari alza il pressing e porta addirittura quattro uomini sulla trequarti nerazzurra pic.twitter.com/fKvwYWzvWA
— L’Orologio Podcast (@TheOrologio) September 2, 2019
“Sensi është gjithmonë në vendin e duhur. Tranversën e goditi ai, asistin për Lautaron e dha ai, pa harruar vallëzimin brenda zonës së rreptësisë duke fituar penallti. Gjithmonë ai! Lëvizja që bëri te penalltia e fituar është prej fenomeni dhe po e ekzagjeroj pak më shumë: një lëvizje alla Iniesta!”.