Armina Mevlani ka folur për jetën e saj private gjatë një interviste për “Prive”. Ajo ka treguar se dikur e tallnin shoqet sepse nuk kishte të dashur.
“Sa të dashur ke patur në të kaluar para se të bëheshe e famshme?” ka qënë pyetja drejtuar blogeres.
“Përpara se unë të isha e famshme, nuk mund të them që kam patur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Unë kam patur vetëm shok adoleshence, me të cilët kam dalë, por nuk mund të quhen lidhje. Madje shumë shpesh, shumë shok dhe shoqe më kanë tallur sepse unë bashkë me shoqen time të ngushtë nuk kishim një të dashur (në fjalën e mirëfilltë të dashur) deri shumë vonë. Kjo nuk ndodh se unë jam kundra, por sepse doja me patjetër të gjeja një njeri që më përshtatej”, është përgjigjur Armina.
Armina prej gati 10 vitesh është në një lidhje me Shkëlzen Berishën, ku së shpejti pritet të martohen.