Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, është shumë aktive në rrjetet sociale me postimet ku herë pas here tregon për jetën e saj private dhe planet për të ardhmen.
Po ashtu ajo flet hapur edhe për lidhjen me Shkëlzen Berishën, fejesën dhe planet e saj.
Në të kaluarën Armina ka treguar se do të martohet sa më shpejt, sigurisht të bëjë edhe dasëm, ndërkohë që ka shprehur edhe dëshirën për të nisur një familje.
Në fakt Mevlani thotë se i dashuron fëmijët dhe do që të bekohet me një, nëse do Zoti që këtë vit ose në tjetrin.