Blogerja Armina Mevlani ka rrrëfyer së fundmi një problem të sajin shëndetësor. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në “Instagram”, e fejuara e djali të ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë me dije se vuan kryesisht nga stomaku, si dhe ka patur gjithashtu një periudhë që ka përjetuar ankth.
“Unë mendoj se në një moment të gjithë ne vuajmë nga ankthi. Është normale të ndjeheni të pasigurt për jetën, sepse asgjë nuk është e garantuar. Vuaj kryesisht nga stomaku, por është vetëm në periudha të caktuara, jo konstante. Mundohem të shoh gjithmonë anën e mirë të gjërave dhe të bëj shumë yoga”-është shprehur Armina Mevlani.