Kryesore, Shëndeti

Arrat, të mira jo vetëm për zemrën, kontrollojnë peshën

Sipas një studimi të prezantuar nga “Shoqata Amerikane e Kardiologjisë” zhvilluar në Çikago, konsumimi i 30 gramë frutash të thata në ditë ka efekte pozitive mbi peshën dhe mbi rrezikun kardiovaskular.


Një porcion me arra dhe lajthi në ditë i bën mirë zemrës dhe ndihmon në kontrollimin e peshës. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur dy studime të prezantuara në Kongresin e Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë. Studimi i parë ka shqyrtuar se sa dhe si konsumimi i arrave dhe lajthive ka ndikim afatgjatë në peshën e trupit, te burrat dhe gratë në Amerikë. Ndërsa studimi i dytë ka evidentuar se si konsumimi i arrave braziliane mund të shtojë ndjesinë e ngopjes dhe përmirësojë përgjigjet e glukozës dhe insulinës.

Ndikimi i arrave te pesha

Analiza e ndikimit të arrave në peshë është zhvilluar te 25 mijë mjekë dhe 53 mijë infermierë me shëndet të mirë për gati 4 vjet. Studiuesit evidentuan se konsumimi i një porcioni të arrave rreth 30 gramë të çdo lloj fruti të thata ose kikirikë, në vend të ushqimeve që përgjithësisht konsiderohen të kenë përmbajtje të ulët ushqyese, siç është mishi i kuq, mish i shëruar, patate të skuqura dhe ëmbëlsirat, ul rrezikun e shtimit të peshës afatgjatë dhe obezitetit.

“Njerëzit shpesh konsiderojnë arrati si ushqim të pasur me yndyra dhe kalori, ndaj dhe përgjithësisht ekziston ideja që janë ushqime që shtojnë peshë. Por e vërteta është se janë ushqime që japin mirëqenie më të madhe”, konfirmohen të dhënat nga studimi i zhvilluar nga studiues të Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard, Boston.

Shtimi i peshës

Me kalimin e viteve të rriturit gradualisht fillojnë të shtojnë peshë nga një kile, e cila në pamje të parë mund të duket pak, por në një periudhë prej 20 vitesh, akumulimi i përgjithshëm është shumë i madh mund të jetë i dëmshëm. Shtimi i një vakti me fruta në vend të ushqimeve më pak të shëndetshme sikurse janë mishi i kuq, patatina apo çokollata, mund t’ju ndihmojë në parandalimin në shtimin e peshës pas hyrjes në moshë të mesme dhe reduktojë rrezikun për obezitet dhe sëmundje kardiovaskulare.

Ndjesia e ngopjes

Në studimin mbi arrat e Brazilit, zhvilluar nga Universiteti San Diego, përfshiu 22 të rritur të shëndetshëm (20 gra dhe 2 burra) me një indeks mesatar të trupit 22,3, të cilët konsuamuan 36 gramë një mesvakte të kripur dhe 20 gramë të arrave Braziliane shtesë dietës së tyre të zakonshme. Arrat e Brazilit dhe mesvakte të kripura ata kishin përafërsisht të njëjtën sasi kalori dhe natriumi dhe të dyja kanë rritur ndjeshëm ndjenjën e ngopjes dhe kanë zvogëluar ndjenjën e urisë edhe pse grupi që konsumonte arrat e Brazilit ka pasur ndjesi më të lartë ngopje se grupi tjetër që hante mesvakte të kripura.

Ndikimi në glukozë dhe insulinë

Konsumimi i panines gjermane, ka rritur në mënyrë të ndjeshme të glicemisë dhe insulinës 40 minuta pasi konsumimit të tyre, në krahasim me fillimin e studimit, ndërsa konsumimi i arrave të Brazilit nuk ka rritur në mënyrë të ndjeshme glukozën apo insulinën në gjak.
Ndërkohë që qofshin arrat e Brazit dhe paninet gjermane kanë rritur ndjesinë e ngopjes, marrja e arrave të Brazilit ka stabilizuar nivelin e glukozës dhe insulinës, gjë e cila mund të jetë e dobishme për të parandaluar shtimin në peshë.

Arrat e Brazilit janë një ndër burimet më të mira të seleniumit, një mineral i cili edhe në studime të mëparshme lidhet me përmirësimin e përgjigje ndaj insulinës dhe glukozës.

Insulina prodhohet në pankreas dhe është një katalizator për transformimin e glukozës në energji.  Disa persona janë rezistent ndaj insulinës dhe nuk e prodhojnë mjaftueshëm atë, çfarë do të thotë që glukoza mund të arrijë nivele jo të shëndetshme dhe të shkaktojë diabet, një faktor i rëndësishëm rreziku për sulme në zemër dhe iktus.

Studimi u lejon studiuesve klinikë të konsiderojnë të mundshme rolin e shëndetshëm të arrave të Brazilit në ndihmë të njerëzve për të mbajtur të shëndetshëm nivelin e glukozës, duke reduktuar obezitetin dhe diabetin.

 

Vlerat ushqyese të arrave

  • Këshillohen të merren 6 deri në 7 arra në ditë, rreth 30 gramë. Këshillohet të merren gjatë konsumimit të mëngjesit apo mesvakteve.
  • Acidi folik: prodhon homoglobinën dhe zhvillon një rol thelbësor në procesin e rritjes dhe gjatë shtatzënisë, duke evituar keqforimimet e fetusit;
  • Vitamina B1: një vitaminë e rëndësishme për metabolizmin, rregullon funksionet e zemrës, të sistemit nervor dhe sistemit muskulor;
  • Vitamina B6: parandalon depresionin dhe shqetësimet e humor, po kështu mbron funksionet cerebrale duke parandaluar Parkinsonin;
  • Acidi yndyror: Omega 3 dhe Omega 6 janë thelbësore për sistemin kardiovaskular, ulin kolesterolin e tepërt, janë antitumorale dhe antiinflamatorë natyralë;
  • Hekur: lejon shpërndarjen e oksigjenit në gjak duke shmangur aneminë;
  • Kalciumi; i njohur për vetitë e shumta në mbrojtje të kockave dhe muskujve;
  • Arginina; edhe ky mineral njihet për funksionin parandalues të problemeve me zemrën, duke favorizuar zgjerimin e enëve të gjakut dhe kontribuar në eliminimin e substancave “armike” të pranishëm në gjak;
  • Magnezi: kontribuon në mënyrë natyrale në uljen e tensionit të gjakut.

 

Vlerat ushqyese të arrave të Brazilit

  • Arrat e Brazilit janë të pasura me selenium, shumë të domosdoshme kundër radikaleve të lira;
  • Arra Brazili janë bomba të vërteta proteinike dhe burime të çmuara të energjisë;
  • Vlerësohen për përmbajtjen e lartë të vitaminës E dhe acideve yndyrore të polisatiruara;
  • Konsumimi i vetëm 2 arrave të Brazilit është e barabartë me 200 mikrogramë selenium, sasi e mjaftueshëm për të përmbushur nevojën e që ka trupi jonë për këtë mineral;
  • Seleniumi i pranishëm tek arrat e Brazilit është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira, shkaktare të plakjes dhe të disa patologjive të tjera;
  • Kanë efekte antitumorale, antivirale dhe imunostimuluese
  • Arrat e Brazilit ruajnë shëndetin dhe bukurinë e flokëve, ndaj ato përdoren edhe për krijuar shampo dhe balsame për flokët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas