Bota

Arratisen nga vendi komunist, përfundojnë prostituta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:29 - 26/05/19 |
mapo.al

BILD


Mijëra gra nga Koreja e Veriut shiten si skllave në Kinë pas arratisë nga vendi i tyre. Kështu thuhet në një raport të grupit të të drejtave të njeriut, ‘Korea Future Initiative’. Trafikantët shfrytëzojnë mungesën e aftësisë për të lëvizur: Pas arratisjes së vështirë nga Koreja e Veriut, këto gra nuk ikin dot nga Kina. Për trafikantët, ato janë të lehta për t’u lokalizuar për shkak të veshjeve dhe nivelit të ulët të aftësisë në gjuhën kineze.



Pasi zbulohen nga trafikantët, vështirë se ka ndonjë rrugë shpëtimi për këto gra. Arratisja është e pamundur. Në rast se mohojnë prostitucionin e detyruar, kriminelët i raportojnë tek autoritetet. Dhe pastaj përfundojnë sërish në Korenë e Veriut. Një makth: atje përballen me tortura, kampe pune, ekzekutim.


Biznes me shantazh

Tregtia me gratë e arratisura nga Koreja e Veriut sjell të paktën 94 milionë euro fitime, thuhet në raport. Sipas një raporti të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut, nga Koreja e Veriut janë arratisur mbi 200 mijë persona drejt Kinës- shumica e tyre janë gra. Sipas vlerësimeve të raportit të Korea Future Initiative, mbi 60 përqind e këtyre femrave përfundojnë të trafikuara.

Autorët e raportit thonë se ato detyrohen të prostituojnë për 3.60 euro ose shiten për çmime nga 130 deri në 6500 euro si gra me detyrim ose për seks kibernetik.

Kërkesa në Kinë për gra që bëjnë punë me detyrim ose për prostituta është rritur ndjeshëm për shkak të rritjes së popullsisë dhe mirëqenies. Po ashtu dëshira e grave nga Koreja e Veriut për t’u arratisur është shumë e lartë.

Vajzat më të reja përfundojnë duke bërë seks kibernetik. Për një seancë të tillë paguhet deri më 100 euro. Ka prej tyre që janë vetëm 9 vjeç.

Akoma më shokues është fakti se më shumë se gjysma e grave dhe vajzave të reja (59 përqind) është shitur më shumë se 1 herë.


Etiketa: , , , ,

Pas