Kronika

Arratiset nga burgu dhe kapet pas 3 km






               Publikuar në : 20:16 - 05/02/15 |
mapo.al

burgu i vaqarritNjë i dënuar është vënë në pranga pasi është arratisur nga burgu i Vaqarrit.


Ismail Sinani që vuante dënimin prej 24 vitesh në këtë burg është arratisur duke u hedhur nga muri rrethues.

Por gjatë kësaj tentative ai kishte dëmtuar këmbën, duke bërë që të mos ikte shumë larg.

Pas tij ishin vënë forcat e policisë që e kanë kapur 3 kilometra larg burgut.

Ismail Sinani ishte dënuar në Angli dhe është sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për mënyrën se si është arratisur ai dhe nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë.



CLOSE
CLOSE
Pas