Aktualitet

Arratisja spektakolare nga burgu, por që dështoi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:22 - 11/03/19 |
mapo.al

Të burgosurit shpesh përdorin imagjinatën e tyre që të arratisen nga burgu. Ndër format e njohura për tu arratisur është hedhja nga lartësitë, gërmimi i tuneleve, apo marrja e një helikopteri. Mes çdo tentative për tu arratisur ka edhe dështim.


Një i burgosur në një burg të Brazilit tentoi për 5 vite që të gërmonte një tunel të cilin shpresonte se do ta shpëtonte nga dënimi i tij. Gjatë 5 viteve ai punoi fort duke gërmuar më një kokë dushi metalike dhera në një tunel për më shumë se 40 metra por rezultati përfundimtar nuk ishte në favor të tij.


I burgosuri gjatë tentativës së arratisjes u bllokua në një mur në të cilin kishte hapur një vrimë por jo për përmasat e tij. Ai kaloi gjysmën e trupit dhe e gjeti veten të bllokuar në mur, për shkak të masës trupore të tij. Ai u gjend në vështirësi dhe thirri për ndihmë guardianët e burgut. U desh ndërhyrja e zjarrfikses që të çlironte të burgosurin e bllokuar prej më shumë se dy orësh në mur. Nga mundi i 5 viteve ai përfitoi vetëm një akuzë tjetër të shtuar në dosjen e tij.





Etiketa: , ,

Pas