29-vjeçari, Kolorado Buzi nga Roskoveci që u kap me shoferin, njëkohësisht edhe nipin e kryetares së bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufit, duke transportuar drogë, është lënë në burg.
Gjykata e Fierit ka vendosur një ditë masën “arrest me burg” për 29-vjeçarin.
Nipi i kryebashkiakes dhe po ashtu shofer i bashkisë së Roskovecit është proceduar penalisht nga policia, pasi dyshohet se është kapur me drogë në makinë .
Mes tre personave të arrestuar dhe 5 të proceduarve penalisht në Fier gjatë fundjavës ka qenë edhe Arber Bufi 35 vjeç, nipi i kryetares së bashkisë Majlinda Bufi.
Korado Buzi ishte me Arbër Bufin në makinë, ndërsa nëna e tij, pas ngjarjes, është shprehur se “djali im është përdorues droge, jo shitës”.
“Djalin e mbaj une me bukë, jetojmë në një shtëpi me qera. Gjithë jetën kështu kemi jetuar. Kohët e fundit djali konsumonte hashash”, tha ajo.
Droga raportohet të jetë gjetur në një nga makinat e bashkisë së Roskovecit, që përdorej për transportin e kryetares, Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës.