Aktualitet

Arresti i qytetares që qeshi – Berisha: Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 29/10/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për shoqërimin e qytetares me forcë në ambientet policore, sepse qeshi me të madhe në rrugë, ndërkohë që  zhvillonte një aktivitet politik kryeministri Edi Rama.


“Një urdhër që mund ta japë vetëm Kim Jong Un”, shprehet Berisha në “Facebook” për arrestimin e Teuta Baçit më datë 15 tetor, duke e konsideruar si veprim që merret vetëm në një vend diktatorial si Koreja e Veriut.


Ish-kryeministri e dënon më tej këtë “qëndrim antiligjor dhe çnjerëzor”, si dhe i bën thirrje qytetarëve të revoltohen.



Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në “Facebook”:


Urdheron arrestimin e qytetares sepse qeshi!
Nje urdher qe mund ta jape vetem Kim Jong Un.
Ky urdher u dha me 15 tetor ne mes te Tiranes , Edvin Kristaq Koleka.


Miq, bastardi i eterve mizor Edvin Kristaq Koleka ka urdheruar ndalimin dhe shoqerimin me force ne komisariat te qytetares Teuta Baçi per fajin e vetem se ajo zonje guxoi te qeshi pasi ai tek kalonte i foli asaj.

Mjaftoi reagimi me te qeshur i zonjes Baçi ndaj fjales se tij qe ai hakmarresi i verber te urdheroje shoqeruesit qe zonja Baçi te ndalohet, te shoqerohet forcerisht ne rajonin Nr 1 te policise dhe te akuzohet se ajo ka prishur qetesine e kryeministrit.

Miq, nje akt i tille i bastardit te bllokmeneve hoxhiste mund te ndodhte ne Shqiperi vete ne kohen e eterve mizor te Edvin Kristaq Koleka por kno mund te ndodhe sot edhe Koren e Veriut dhe kurre ne ndonje vend jo diktatorial.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim antiligjor, çnjerezor te Edvin Kristaq Xhelatit dhe ju bej thirrje qytetareve qe te percjellin me thirrjet Rama ik sa here kalon bastardin e bllokmeneve te kuq.

 


Etiketa: , ,

Pas