Aktualitet

“Arrestime e gjoba”/ Rama: Do vazhdojmë rezistencën deri kur të bjerë bilbili i fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:30 - 04/04/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot ishte mërzitur nga pamjet skandaloze që kishte parë të ndodhnin në tregun e Kombinatit, në një kohë kur vendi ynë është në izolim për shkak të COVID-19.


Teksa foli për përshkallëzim të masave dhe ndëshkimeve për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria në kuadër të situatës kundër COVID-19, Rama deklaroi se jo vetëm arrestimet, por edhe sekuestrim të bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë në këtë kohë.


“Sot jam mërzitur pa masë nga pamjet skandaloze nga tregu i kombinatit. Po mendojmë të hapim me pikatoren e lehtësimeve për masën e madhe të njerëzve që po bëjnë rezistencën e duhur për kufizimet e lirisë.


Duam të lehtësojmë pak lëvizjet. Tanimë që kemi konsoliduar liri-daljen e anëtarëve të familjes, vetëm të njërit. Ajo që ndodhi sot në tregun e Kombinatit, s’ndodhi javën e kaluar.


Dyqaneve do u kërkohet me detyrim pajisja me maska dhe doreza e personave që shërbejnë. Shkelja e rregullave do të ndëshkohet deri me heqje lirie. Duhet të mbrojmë personelin dhe klientët.

Ka ndodhur gjithë këto javë që policia e shtetit të kapë dhe ndëshkojë lokale shërbimi, ku ofrohet kafe dhe raki trimave të lagjes. Janë pak raste, por për natyrën e kësaj lufte, janë aq shumë sa të bëjnë hatanë.

Nuk mund të nuk do të lejojmë më që të këtë nga këto raste, por jo vetëm gjoba, por dhe konfiskime. Do të përshkallëzojmë këto masa.

Që një pakicë absurde mos të marrë më qafë një shumicë dërrmuese. Ne nuk mund të humbim këtë luftë për qejfin e atyre që s’po duan të marrin vesh.

Do ta luftojmë këtë luftë. Sot kemi një numër shërimesh që na jep optimizëm. Bilancet e luftërave bëhen në fund. Deri kur të bjerë bilbili i fundit do të vazhdojmë të rezistojmë në këtë mbrojtje, që është një luftë për jetë a vdekje.

Prej së cilës e kemi detyrim që të dalim kryelartë përpara brezave që do të flasin për ne.”, pohoi Rama.


Etiketa: , , ,

Pas