Aktualitet

Arrestimet, Balla: PS nuk mund të bëhet pis, përgjegjësia individuale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 16/07/21 |
mapo.al

“PS nuk mund të bëhet pis nga asnjë individ që në një moment të caktuar ka marrë një mandat përfaqësimi nga PS. Përgjegjësia është vetëm personale”, tha kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, i pyetur nga media mbi arrestimet e ditëve të fundit nga SPAK që kanë prekur sektorë të ndryshëm të shtetit.






Sipas tij, kjo është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët.


“…Kushdo që ngriti pikëpyetje se PS po kapte institucionet e drejtësisë së re, sot duhet që të përdorë mikrofonat tuaj të nderuar për të kërkuar falje sepse nuk qenka kështu sepse drejtësia po godet sa majtas, sa djathtas, sa lart, sa poshtë dhe kjo është drejtësia për të cilën qytetarët shqiptarë kanë shpresuar. Kjo është drejtësia për të cilën qytetarët shqiptarë mbështetën PS në vitin 2017 dhe ajo që kemi thënë është që Shqipëria tashmë ka një drejtësi e cila është tërësisht e pavarur nga politika”, tha ai

Lexo edhe :  "Qepe gojën, mos bëj dërr-dërr" - Nisja e debatit në Kuvend dhe largimi i PD






1






Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas