Tuesday, March 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Arrestimet e bujshme – Indrit Taullai dhe Viktor Ymeri dyshohen të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

by mapo.al
08/12/2020
in Kronika
0

Ish-anëtari i “Bandës së Durrësit”, Indrit Tuallai i arrestuar me urdhër të SPAK në Kosovë të dielën dhe njeriu i Gaxhait, Viktor Ymeri, daja i Edison Harizajt, i ekzekutuar një vit më parë në Durrës, dyshohen të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Ngjarja ndodhi pasditen e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit, në Durrës. Nga atentati që iu bë makinës së prokurorit të Durrësit mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, ndërsa u plagos Arjan Ndoja dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “rrumi i Sukthit”.



Dyshohet se atentati është planifikuar nga burgu nga Viktor Ymeri i njohur ndryshe si “Tori i Xhihanes” dhe Indrit Taullai, të dy të liruar më pas nga gjykatat. Një javë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, u ekzekutua në një atentat në Durrës, Edison Harizaj i njohur ndryshe si “faqe djeguri”, nipi i Viktor Ymerit. Për ngjarjen nuk ka ende asnjë të arrestuar, ndërsa motivet dyshohen ato për larje hesapesh dhe hakmarrje mes bandave kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe jo vetëm.

Arrestimet për atentatin
Dy arrestimet e bujshme të dy ditëve të fundit kanë lidhje me njëri-tjetrin. Indrit Taullai është arrestuar në Kosovë për llogari të drejtësisë shqiptare ditën e diel. Ish-anëtari i Bandës së Durrësit, i dënuar me 25 vite burg, u lirua nga gjykatat shqiptare me pretendimin se vuante nga një sëmundje e rëndë. Por duket se lirimi nga qelia ka bërë që Indrit Taullai të përfshihet sërish në vrasje.

Gazeta Mapo mëson se Indrit Taullai u arrestua në Prizren pasi dyshohet si i përfshirë në një atentat në Shqipëri. Mësohet se Prokuroria dhe Policia kanë prova për përfshirjen e tij në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit.

Ndërkohë sot, me urdhër të SPAK u ndalua në Vlorë edhe Viktor Ymeri. Ai është sjellë në Tiranë ku po merret në pyetje për rolin e tij në atentatin e bujshëm ndaj prokurorit Arjan Ndoja, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur.

Viktor Ymeri
Viktor Ymeri  prej vitit 1999 e deri para pak kohësh qëndronte në burgun e Lushnjes në Elbasan, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg. Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Indrit Taullai
Indrit Taullai është pjesë e grupit famëkeq “Banda e Durrësit”. Ata u akuzuan për një sërë vrasjes, por sot janë të lirë. Lul Berisha, Plaurent Dervishaj, Julian Meçe, Adriatik Coli, Indrit Dokl dhe Indrit Taullai kanë fituar lirinë nga gjykatat shqiptare. Anëtarët e “Bandës së Durrësit” akuzohen për disa nga krimet më të rënda në vend gjatë periudhës së tranzicionit. Lulzim Berisha, njeriu që e drejtoi për 10 vjet me radhë “bandën e Durrësit” mes vrasjesh e trafiqesh droge dhe armësh do të arrestohej në Maqedoni pas një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Shqipëria. 16 anëtarët e ish-Bandës famëkeqe në Durrës u dënuan në total me 245 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, vendim i lënë në fuqi dhe nga Apeli ndërsa pas rekursit në Gjykatën e Lartë i vetmi që s’ka mundur t’i shpëtojë burgimit për jetë ishte Indrit Dokle, por edhe ky i fundit u lirua në janar të këtij viti me vendim të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

LEXO EDHE: 

Dyshohet për një vrasje në Durrës, arrestohet Viktor Ymeri, daja i Edison Harizajt

Tags: Arjan NdojaarrestimetEdison HarizajIndrit TuallaiSPAKViktor Ymeri

JU SUGJEROJME

Aksidentohet një tjetër autobus urban, panik tek qytetarët
Arkiva 2

Aksidentohet një tjetër autobus urban, panik tek qytetarët

27/02/2023
NGJARJA E DITËS 30 VITE MË PARË/ Studentë shqiptarë u nisën për studime ushtarake në Turqi
Arkiva

NGJARJA E DITËS 30 VITE MË PARË/ Studentë shqiptarë u nisën për studime ushtarake në Turqi

14/02/2023
Mbi 1100 policë në bulevard për protestën e PD-së, kamera në çdo cep
Kronika

Mbi 1100 policë në bulevard për protestën e PD-së, kamera në çdo cep

10/02/2023
Operacioni antidrogë në Vlorë, 6 të arrestuar, mes tyre punonjës të OSHEE
Kronika

Operacioni antidrogë në Vlorë, 6 të arrestuar, mes tyre punonjës të OSHEE

10/02/2023
Next Post
Ministrja e Spanjës: Nuk e njohim Kosovën dhe s’e presim në fushë, por do të luajmë sipas FIFA-s

Ministrja e Spanjës: Nuk e njohim Kosovën dhe s’e presim në fushë, por do të luajmë sipas FIFA-s

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
  • Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In