Aktualitet

Arrestimet e SPAK në Krujë – Pollo: Për t`u përshëndetur, por sfida reale…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:30 - 12/02/21 |
mapo.al

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me arrestimet e fundit të SPAK ndaj funksionarëve të gjykatës në Krujë.






Teska përshëshdet këto veprime të institucinoit të ri të drejtësisë ai shprehet se:


“Por sfida reale e SPAKut nuk do të ishin peshqit e vegjël qofshin edhe piranja. Në favor të interesit publik duhet me ndershmëri të kujtojmë se kazuset me peshkaqenë do të dëshmonin pavarësinë dhe efektivitetin e tij”, shkruan Pollo.





Statusi i plotë nga Genc Pollo:



Veprimet e SPAKut kundër gjyqtarëve e të tjerëve që nxirrnin tak fak kriminelët nga burgu duhen përshëndetur e të dyshuarit duhet të përballen me drejtësinë.



Por sfida reale e SPAKut nuk do të ishin peshqit e vegjël qofshin edhe piranja. Në favor të interesit publik duhet me ndershmëri të kujtojmë se kazuset me peshkaqenë do të dëshmonin pavarësinë dhe efektivitetin e tij.

Lexo edhe :  "SPAK të hetojë tabulatet e Ballës para dhe pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit"

Fatkeqsisht deri sot janë në këto raste janë regjistruar dështime: Tahiri&kanabistët, Dosjet e votëblerësve Dibër e Shijak, Unaza e Re, Inceneratorët e të tjera si këto.

Kur SPAKu të ndërmarrë operacione rrufe si dje në Krujë edhe për dosjet e mësipërme do të meritojë e do të ketë besimin e plotë të opinionit publik.

1


Etiketa: , , ,

Pas