Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak pasi Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste Dibër deklaroi se personi që u kap me dyshimin se po blinte vota, s’është i PS. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se bëhet fjalë për inskenim e për kapje njerëzish që nuk kanë lidhje me PS-në, por me qëllim që të baltosin partinë
Po ashtu, kreu i qeverisë shton se “kur kapen duke u betuar se do të vrasin apo duke blerë vota me zë dhe figurë” tregojnë që janë sipas tij, llumi i shoqërisë.
POSTIMI
“Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim historik që do zhbëhet të dielën!”
Më herët, PS Dibër njoftoi se personi që u kap të enjten në Maqellarë me para për të blerë vota nuk është i Partisë Socialiste. Sipas tyre, punonjësi i Bashkisë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS dhe është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.
LEXO EDHE:
“Shit-blerje votash” – PS e Dibrës: Personi i kapur s’është i yni