Disa deputetë të opozitës kanë shkuar në Kukës paraditen e sotme për të ndjekur situatën pas arrestimeve të banorëve nga RENEA dhe FNSH-ja, pas protestës së djeshme në Rrugën e Kombit kundër tarifës së lartë për të kaluar në këtë rrugë.
Pesë deputetë të PD-së si dhe Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ndodhen sot në Kukës, shoqëruar edhe nga tre deputetë të LSI-së.
Deputetët e opozitarë që ndodhen sot në qytetin verilindor janë: Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Çela, pjesë e Komisionit të Sigurisë. Atje ndodhen edhe deputetët Romeu Gurakuqi, Izmira Ulqinaku dhe ish-deputeti Alban Zeneli.
Në radhët e deputetëve të LSI-së, që kanë shkuar në Kukës, janë: Endrit Braimllari, Përparim Spahiu, Floida Kërpaçi dhe Nora Malaj.