Aktualitet

Arrestimet për tërmetin/ Paloka: Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 14/01/20 |
mapo.al

Reagon PD, pas një valë arrestimesh të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të disa ish-komunave në rrethinat e Tiranës në kuadër të hetimeve për shkatërrimet e ndërtesave nga tërmeti i 26 nëntorit.


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se pavarësisht se në Thumanë dhe në Durrës vdiqën dhjetëra njerëz, kryetarët e bashkive atje nuk janë arrestuar.


“Në Thumanë vdiqën 24 qytetarë, viktima të neglizhencës dhe abuzimit të Bushit. Në Durrës vdiqën dhjetëra të tjerë, si rezultat i babëzisë së Dakos. Po ndërkohë që Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat” , arrestohen ish-kryetarë të komunave në Tiranë”, shkruan Paloka.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas