fbpx

Aktualitet

Arrestimet tek Astiri, Basha: Ngjarje si kjo na mbajnë larg Europës





               Publikuar në : 21:35 - 13/10/19 |
mapo.alm

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në “Facebook” pas arrestimit të ish-deputetit të PD Klevis Balliut dhe 7 protestuesve të tjerë tek Unaza e re. Lideri demokrat, shprehet se kjo ishte një tjetër ngjarje e rëndë, që e mban Shqipërinë larg Europës.


“Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinacionit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane”-shprehet Basha



Postimi i Lulzim Bashës:


Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.

Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinacionit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!

LEXO EDHE: 

Zbulohen emrat e 7 protestuesve të ndaluar tek Astiri (DETAJE)


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas