Aktualitet

Arrestimi i efektivit të RENEA, droga me mbishkrimin ‘BARON’ shitej në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:47 - 14/05/21 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i efektivit të RENEA-s Xhulio Liçi dhe dy personave të tjerë mesditën e sotme në Tiranë, pasi u kapën me drogë. Burime bëjnë me dije se pakoja e drogës mbante mbishkrimin ‘BARONI’, për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër.






Sipas bluve të Tiranës, kokaina blihej nga 3 të arrestuarit në sasi 1-2 kg dhe më pas shitej në zona të ndryshme të kryeqytetit.


Liçi së bashku me Ded Nimanin dhe Luan Gaçin, u kapën në Ndroq. Policia ka sekuestruar kokainën, disa aparate celularë dhe një pistoletë.







I arrestuari Ded Nimani nga Puka, kishte më pak se një vit që kishte dalë nga burgu, i dënuar për drogë.



Ndërsa i treti është Luan Gaci. Të tre të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje narkotike e kryer në bashkëpunim.



LEXO EDHE: 

E hodhi kokainën në tokë, si u kap efektivi i RENEA gjatë shkëmbimit të drogës

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas